Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë bomberi ka Shqipëria!

Çfarë bomberi ka Shqipëria!
April 14
18:00 2016

 

Rey Manaj është emri i futbollistit shqiptar, me origjinë nga Lushnja, që i dhuroi fitoren Interit në derbin e Italisë ndaj Juves, ndeshje e vlefshme për finalen e TIM CUP për U21 (nën 21-vjeçarët). Përveç një supergoli, që thënë shqip, bëri “çorap” gjithë mbrojtjen e Juves, Manaj bëri një ndeshje shumë të bukur, aq sa, në pamje të parë, të jepte përshtypjen sikur nuk luante me moshatarët e tij, por në kategorinë superiore. 19 vjeç, 182 cm dhe me një karakter luftarak, Manaj ka qenë duke firmosur pikërisht me “Zonjën e vjetër”, kur thuajse është “grabitur” nga drejtuesit e Interit për të firmosur me ta.

Manaj ka marrë komplimentet e gjithë skuadrës së të rriturve për paraqitjen e djeshme dhe madje, edhe presidenti Eric Thohir, së bashku me kapitenin Icardin, nuk i kanë kursyer fjalët e mira për paraqitjen e tij, fitoren në grup dhe sigurisht shijen e veçantë që të lë fitorja ndaj Juves.

Shpresojmë që De Biazi ta ketë parë mirë performancën e “bomberit” nga Lushnja, që nuk luan më kot në një nga ekipet më prestigjioze në Europë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje