Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cesc Fabregas: Nuk dua që Tottenham të dalë kampion

Cesc Fabregas: Nuk dua që Tottenham të dalë kampion
April 19
11:37 2016

Edhe pse Cesc Fabregas tashmë është një futbollist i Chelsea-t, ai kurrsesi nuk ka reshtur së bëri tifo për ish-skuadrën ku u bë i famshëm, Arsenal!

Duke iu referuar luftës për titullin kampion dhe fitores së fundit të ekipit të Tottenhamit me rezultatin 4-0, që e afron më shumë me Leicesterin kryesues, Fabregas shprehet se nuk dëshiron të shohë rivalët londinezë të fitojnë titullin.

“Shpresoj që jo! Nuk dua që Spurs të fitojnë Premier League”, – u shprehet ai dje për “Sky Sports”.  “Për atë që kemi parë gjatë këtij sezoni, do të doja që të dilte Leicester fitimtar”.

Pavarësisht preferencës së tij, Cesc shprehet gjithashtu se është i surprizuar nga ecuria e Tottenham deri në këtë fazë finale të kampionatit dhe se Leicesterit i duhet ende të luftojë për të realizuar ëndrrën.

“Mendoj se futbollistët e Tottenhaitm po bëjnë të pamundurën për t’i bërë presion vendit të parë, por prapë mendoj se Ranieri dhe lojtarët e tij e meritojnë më shumë kupën.

Skuadra aktuale e Fabregas ndodhet në një pozicion vërtet zhgënjyes në klasifikim, paraqitje që futbollistët e “bluve” të Londrës shpresojnë ta përmirësojnë vitin e ardhshëm, me uljen e Antonio Contes në stol.

Komento