Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

CD Palencia – A është kjo uniforma më e çuditshme në historinë e futbollit?

CD Palencia – A është kjo uniforma më e çuditshme në historinë e futbollit?
May 13
11:02 2016

Klubi spanjoll i futbollit CD Palencia ka prezantuar uniformat e reja, të cilësuara si më shokueset në histori.

Në qoftë se drejtuesit kanë pasur në plan që e gjithë bota të fliste për ta, ia kanë arritur qëllimit më së miri.
Uniforma që paraqet anatominë e trupit të njeriut u realizua nga firma italiane “Kappa”. Në ndryshim të portierit, që e ka bluzën në ngjyrë vjollcë, lojtarët e tjerë kanë ngjyrat e ngjashme të muskujve apo të kockave të njeriut. Të vetmet që ndryshojnë janë getat që janë në ngjyrë të zezë.

Ekipi i kategorisë së tretë, që kërkon të ngjitet në Segunda B Division, paraqitet me këtë veshje për të treguar se do të japin gjithçka në fushë, edhe “lëkurën”, për të arritur objektivat.

Gjithsesi, kjo lloj veshje nuk është e re në botën e sportit; kujtojmë çiklistin italian Mario Cipollini në vitin 2001, i cili pati një veshje të ngjashme në xhiron e Italisë.

Pavarësisht se kushdo e sheh në mënyrën e vet, tashmë mund të hapet konkursi për shpalljen e uniformës më të shëmtuar në historinë e futbollit. Konkurrenca është tepër e fortë…

Palencc

Etiketimet
Shperndaje