Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

CAS rrëzon Skënderbeun. Jashtë Europës në sezonin 2016-2017

CAS rrëzon Skënderbeun. Jashtë Europës në sezonin 2016-2017
July 06
16:31 2016

“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) refuzoi sot apelin urgjent të paraqitur nga Klubi Sportiv Skënderbeu kundër vendimit të lëshuar nga Organi i Apelit të UEFA-s më 1 qershor 2016, në të cilin klubi shqiptar u deklarua i papërshtatshëm për të marrë pjesë në kompeticionin UEFA Champions League 2016-2017, si pasojë e një investigimi rreth fiksimit të ndeshjeve.

KS Skëndërbeu po kërkonte një vendim nga CAS për të përmbysur vendimin e UEFA-s e për të deklaruar përshtatshmërinë e saj për të konkuruar në kompeticionin UEFA Champions League 2016-2017.

Palët kishin rënë dakord për një procedurë të përshpejtuar arbitrazhi me një senancë dëgjimore më 4 korrik 2016 në Lozanë. Paneli përgjegjës i CAS për këtë çështje ka heddur poshtë apelin dhe ka konfirmuar vendimin e datës 1 qershor 2016, të UEFA-s.

Vendimi i argumentuar i arbitrazhit do t’u komunikohet palëve të interesuara brenda pak javëve, e do të publikohen në faqen zyrtare të CAS.”

Ky është vendimi përfundimtar që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë publikoi sot për apelimin e ekipit kampion të Shqipërisë, duke i shuar kështu shpresat e deritanishme të klubit dhe të një tifozerie të tërë.

Vendim ky që jo vetëm i jep një goditje ekipit korçar por edhe futbollit shqiptar, menjëherë pas përfaqësimit të mirë të Kombëtares në Euro 2016.

Përjashtimi i korçarëve u hap rrugën kundërshtarëve të tyre të Ferencvaros në eliminatoret e Champions League, për t’u kualifikuar direkt për në fazën tjetër.

CAS vendimi

Etiketimet
Shperndaje