Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Carlo Ancelotti: Një herë në jetë, çdo trajner duhet të provojë stolin e Real Madrid

Carlo Ancelotti: Një herë në jetë, çdo trajner duhet të provojë stolin e Real Madrid
September 03
09:45 2016

Në një rrëfim të gjerë rreth karrierës së tij të viteve të fundit, trajneri Carlo Ancelotti tregon se pas 20 vitesh intensive në këtë profesion, viti pushim që mori para se të ulej në stolin e Bayern Munchen i bëri shumë mirë për të rigjeneruar forcat.

Për të, kalimi tek ekipi gjerman ishte një hap i rëndësishëm për të mbyllur në mënyrën më të mirë ciklin e kampionateve më të mëdha europiane; në Itali, Angli, Francë, Spanjë e Gjermani.

Gjithashtu ai foli edhe për eksperiencën në Madrid, për të cilën nuk i kursen aspak fjalët e mira:

“Eksperienca më thotë se çdo trajner duhet të jetë në krye të Real Madrid një herë gjatë jetës së tij. Është gjëja më e bukur në botë, unike!”

Në fund, trajneri italian dha edhe një listë të ekipeve favorite për sezonin e ri të UEFA Champions League, ku rreshton: Real Madrid, Barcelona, A. Madrid, Juventus, Manchester City, Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen.

Pas takimit në kryeministri, trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti, vizitioi ambientet e Telekom Community Store në qendër të Tiranës. Trajnerin e mirënjohur e priti një audiencë me tifozë të zjarrtë futbolli, të cilëve iu dha rasti të merrnin autografë prej tij. Krahas nënshkrimit të topave të futbollit dhe bluzave, Ancelotti bisedoi me të pranishmit në një atmosferë vërtet festive. Tifozët patën mundësi të bënin foto dhe selfie me teknikun./Blitz.al/

carlo 1

carlo2

Komento
Shperndaje