Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Callejon kundër Higuain: Napoli do vetëm futbollistët e ndershëm…

Callejon kundër Higuain: Napoli do vetëm futbollistët e ndershëm…
November 09
17:57 2016

Jose Maria Callejon nuk ka dyshime: lëvizja e Higuain te Juventus ishte një tradhti!

“Para se të largohej kisha një marrëdhënie të mirë me të. Këtu në Napoli njerëzit janë shumë të ndjeshëm, e duan shumë fanellën dhe futbollistët e ndershëm”, – është shprehur Callejon për radio “Onca Cero” në Spanjë.

Transferimi në kampin rival mbetet një plagë e rëndë në zemrën e popullit napolitan dhe spanjolli e di:

“Shkonte gjithçka mirë, por më pas zgjodhi Juventus-in dhe kjo natyrisht që nuk mund të pranohej nga tifozeria”, – shton Callejon, duke shprehur bindshëm kështu edhe zhgënjimin e tij.

Krahas kësaj teme, sulmuesi ka folur edhe për momentin e mirë që po kalon me skuadrën e tij, si dhe për rikthimin në Kombëtare, për të cilin është shumë i lumtur. /Blitz.al/

Shperndaje