Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bundesliga / Aubameyang në flakë, Bayern ngel në klasë

Bundesliga / Aubameyang në flakë, Bayern ngel në klasë
November 05
18:32 2016

Në ndeshjet e radhës të Bundesligës gjermane në futboll ka pasur disa episode interesante.

Bavarezët e Ancelotti-t nuk kanë shkuar më tepër se barazimi 1-1 në shtëpinë e tyre përballë Hoffenhaim. Shënuan përkatësisht Demirbay për miqtë, më pas Bayern barazoi me autogolin e Zuber. Megjithëse tentuan deri në fund, kampionët e Gjermanisë nuk arritën të kalonin në avantazh. Tashmë nëse Leipzig fiton nesër, i barazon në krye të renditjes me pikë.

Në ndeshjen tjetër, të  Hamburgut me Dortmund, sulmuesi Aubameyang ka zhvilluar një super takim, duke shënuar 4 gola dhe dhënë një asist në ndeshjen e fituar 2-5 në transfertë. Tashmë Dortmund ndodhet 6 pikë larg Bayern.

Në ndeshjet e tjera, Leverkusen-Darmstadt 3-2, Freiburg-Wolfsburg 0-3, Ingoltadt-Augsburg 0-2.

Komento
Shperndaje