Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brazili në zi, humb jetën kampioni i botës…

Brazili në zi, humb jetën kampioni i botës…
October 25
18:17 2016

Futbolli brazilian qan për Carlos Alberto Torres, mbrojtësin e djathtë, kapiten i Kombëtares kampione bote në Meksikë në vitin 1970.

Sipas asaj që raporton “Globe Sport”, 72-vjeçari ka humbur jetën në Rio de Janeiro për shkak të një infarkti të papritur.

Gjatë karrierës së tij, Carlos Alberto ka veshur fanellat e Fluminense-s, Santos-it, Botafogo-s, Flamengo-s dhe New York Cosmos-it.

Të apasionuarit e futbollit do ta kujtojnë gjithnjë për golin që i dha fund ndeshjes përballë Italisë në finalen e Botërorit të ’70-s.

Pas karrierës së tij si trajner, Carlos Alberto bënte komentatorin televiziv në “SporTV”. /Blitz.al/

brazili

Komento
Shperndaje