Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Botërori i Klubeve, me këtë vendim arbitri Kassai hyn në histori…

Botërori i Klubeve, me këtë vendim arbitri Kassai hyn në histori…
December 14
16:51 2016

Gjatë ndeshjes Atletico Nacional-Kashima Antlers, e vlefshme për Botërorin e Klubeve, është akorduar për herë të parë në historinë e futbollit penalltia e sinjalizuar nga teknologjia VAR (video assistant referee).

Arbitri Kassai u thirr nga asistentët e tij jashtë fushës për të parë filmimet e një rasti kontakti mes futbollistëve Barrio dhe Daigo. Pas disa sekondave, arbitri hungarez dha penallti dhe një karton të verdhë.

Pavarësisht se Kassai nuk e pa vetë ndërhyrjen e gabuar gjatë lojës, ai ndaloi gjithçka për të parë regjistrimet, vendim ky që shkaktoi protestat e Atletico Nacional.

Gjithsesi, penalltia u shndërrua në gol falë teknologjisë VAR, e cila po testohet në mënyrë që në të ardhmen të përfshihet plotësisht në ndeshjet e kompeticioneve të ndryshme. /Blitz.al/

kassai-ok

Komento
Shperndaje