Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bota e futbollit qan Astori-n, shoku i skuadrës zbulon mesazhet e fundit me kapitenin…

Bota e futbollit qan Astori-n, shoku i skuadrës zbulon mesazhet e fundit me kapitenin…
March 05
16:05 2018

Ditën e djeshme bota e futbollit u trondit nga ngjarja e hidhur e ndarjes nga jeta të kapitenit të skudrës së Fiorentinës, Davide Astori.

I ndjeri po pushonte me skuadrën në hotelin “La di Moret” në Udine, kur u gjet i pajetë në dhomë.

Personi i fundit që ka kontaktuar me Astorin është miku i tij, Marco Sportiello, i cili ka treguar për autoritetet edhe mesazhin e fundit të kapitenit.

Mesazhi i fundit është shkruar në orën 23:34 drejtuar Sportiello-s, pasi ky i fundit shkruante se Astori kishte harruar këpucët në holl:

“Faleminderit, por nuk më duhen këpucët. Do t’i marr në mëngjës!”.

Në të vërtetë, Davide nuk i mori kurrë këpucët sepse në orën 9:30 u gjet i pajetë në shtratin e dhomës së hotelit. /Bliz.al/

Komento
Shperndaje