Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

BOOM! Mourinho dëshiron Hysajn te Manchester United

BOOM! Mourinho dëshiron Hysajn te Manchester United
November 16
12:37 2016

Lajmi i fundit që vjen nga Italia, siç raporton faqja football-italia.net, është për mbrojtësin tonë të Kombëtares, Elseid Hysaj. Flitet se ai mund të transferohet te gjigantët britanikë të Manchester United, pasi Mourinho ka shprehur dëshirën  për ta pasur në skuadër.

Oferta që mendohet të shkojë deri në 30 m € nuk dihet nëse do të bindë ose jo drejtuesit e Napolit, që ia kanë rritur së fundmi klauzolën Hysajt.

Në raste të tilla, presidenti i Napolit, De Laurentis, njihet për prirjen e tij për të fituar sa më tepër nga shitja e futbollistëve, aq më tepër kur ata kërkohen nga klube të mëdha.

Hysaj u ble në vitin 2012 nga Empoli për 5 m € dhe sot shifra e tij pritet t’i kalojë 30 m €, një rritje tepër e lartë në një hark kohor kaq të shkurtër si në çmim, ashtu edhe në karrierën e futbollistit, gjithmonë nëse realizohet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje