Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Boksieri gay që synon të bëhet kampion bote

Boksieri gay që synon të bëhet kampion bote
November 26
15:37 2016

Orlando Cruz është boksieri portorikan me prirje homoseksuale, që synon të bëhet sot në mbrëmje kampion bote në peshën e tij.

Cruz, që jeton prej vitesh në SHBA, do të ketë mundësinë sot të bëjë histori. Ai do të ndeshet në ring me britanikun Terry Flanagan dhe do të duhet ta mposhtë atë për të realizuar ëndrrën e tij.

“Nuk më intereson se njerëzit më shajnë homoseksual”,-  tha Cruz për CNN.

Më tej ai shton se njerëzit nuk mësohen dot me idenë që një gay mund të jetë edhe boksier, për shkak të stereotipeve e paragjykimeve që ka shoqëria në përgjithësi.

Orlando e kishte mundësinë të shpallej kampion bote edhe në vitin 2013, por dështoi duke rënë nokaut në ndeshjen përballë meksikanit Salido. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje