Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Boateng i përgjigjet politikanit: “Më vjen për të qeshur me ty”

Boateng i përgjigjet politikanit: “Më vjen për të qeshur me ty”
May 31
10:17 2016

“Më vjen për të qeshur me të! Është e trishtueshme të mendosh që gjëra të tilla mund të ndodhin edhe sot. Mendoj se përgjigjet që u dhanë në stadium ishin pozitive. Pashë disa parulla që më mbronin mua”, – shprehet mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng, i cili u përgjigjet fjalëve të pak ditëve më parë të zëvendëspresidentit të partisë antiemigracion “Alternativa për Gjermaninë” (AfD).

Alexander Gauland, në numrin e së dielës të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ishte shprehur:

“Njerëzit e shohin si një futbollist të mirë, ama askush nuk do ta donte Boateng-un si komshi”.

Fjalë që janë parë interpretuar si raciste dhe kanë shkaktuar jo pak polemika, aq më tepër në këtë periudhë kur debatet rreth valës së emigrantëve që marshojnë drejt Europës janë tepër të ndezura.

Në mbrojtje të Boateng ka dalë edhe mesfushori me origjinë tuniziane i kombëtares gjermane Sami Khedira, i cili i përshkroi fjalët e Gauland si skandaloze.

Mbrëmjen e së dielës, shumë tifozë në ndeshjen miqësore që Gjermania zhvilloi kundër Sllovakisë në stadiumin e Augsburgut shprehën mbështetjen e tyre në favor të Boateng, me fjalët:
“Jerome, jemi të gjithë me ty!”

Komento