Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blatter “hedh bombën”: Në Europë trukohen shortet!

Blatter “hedh bombën”: Në Europë trukohen shortet!
June 14
19:07 2016

Aktualisht, Joseph Blatter po vuan një skualifikim  prej 6 vitesh për korrupsion, ama nuk mendon të qëndrojë në “hije”, por të kalojë menjëherë në kundërsulm, duke lëshuar akuza drejt sistemit të sotëm futbollistik.

Ish-presidenti i FIFA-s për 5 mandate rresht ka lëshuar “bombën” duke sulmuar një nga drejtuesit italianë më në zë të futbollit, Artemio Franchi-n.

“I vetmi person që ka pasur fuqinë e manipulimit në Europë ka qenë Artemio Franchi. E ka bërë këtë në shortin e turneve për klube. Që sferat e vogla të shortit mund të shënjoheshin duke i ngrohur apo duke i ftohur është një gjë që dihet tashmë. Unë mora pjesë në shorteun e Botërorit të 1978-s por nuk e bëra. Edhe dy vite më parë shorteu ishte i qartë në 100%”, – është shprehur ai për gazetën argjentinase “La Nacion”.

“Teknikisht nuk është e vështirë ta bësh një gjë të tillë. Në FIFA nuk ka ndodhur kurrë, por në nivel europian kam qenë dëshmitar në shorte ku ka ndodhur. Zgjidhen topat e vegjël që duhet të tërhiqen dhe më pas futen në frigorifer. Më pas mjafton t’i prekësh për të kuptuar se cilët janë të ftohtët e të ngrohtët. E sigurt që kështu mund të ndodhë, por me mua kurrë, absolutisht jo”, – ka shtuar më tej Blatter, si për të larguar të gjitha akuzat ndaj tij për manipulim.

Në fakt, krahas sukseseve të arritura në botën e futbollit, figura e Artemio Franchi-t ka qenë shpesh në mes të polemikave në lidhje me përfshirjen e tij në një lozhë masonike apo akuzat për tentativën e korruptimit të arbitrave në favor të Kombëtares Italiane në vitin 1974, edhe pse ato nuk u vërtetuan kurrë.

Komento