Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bild: Granit Xhaka në Premierligë për 43 milionë euro (Foto)

Bild: Granit Xhaka në Premierligë për 43 milionë euro (Foto)
March 27
21:25 2016

Është thuajse zyrtare: Granit Xhaka duket se sezonin tjetër do të luajë në Premierligë, Arsenali i Arsen Venger pritet të transferojë mesfushorin shqiptar të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhakën. Të përditshmet angleze e ato gjermane tashmë e quajnë punë të kryer kalimin e Xhakës në “Emirates Stadium”. Sipas “Metro”, “Bild”, “The Sun”, “Sky Sport” dhe shumë mediave tjera botërore, Arsenali ka pranuar që t’i paguajë 43 milionë euro Gladbachut për transferimin e 23-vjeçarit shqiptar. Sipas mediave në fjalë, Xhaka do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin londinez, ku do të përfitojë 122 mijë funta në javë.

Komento
Shperndaje