Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berlusconi shkarkon trajnerin Mihajloviç

Berlusconi shkarkon trajnerin Mihajloviç
April 12
09:48 2016

Duket i pabesueshëm lajmi kur mendon për fjalët e administratorit të deleguar Galliani pak ditë më parë, i cili i shprehte besim dhe mbështetje të plotë trajnerit serb për të vazhduar punën të paktën deri në fund të sezonit.  Ama pas humbjes në përballjen e fundit kundër Juventusit gjërat kanë ndryshuar…

Zyrtarizimi i këtij lajmi do të vijë brenda paradites së sotme, kështu që Mihajloviç tashmë duhet konsideruar si ish-trajneri i kuqezinjve.
Silvio Berlusconi ka zgjedhur t’i besojë Christian Brocchi-t.
Sipas të përditshmes “Corriere dello Sport”, ajo që e bëri presidentin të merrte këtë vendim ekstrem ka qenë deklarata e serbit pas ndeshjes së fundit në kampionat.

“Ishte në lojë reputacioni ynë, por dolëm me kokën lart”, – është shprehur Sinisa pas humbjes.

Në fakt, duket disi e çuditshme që fraza të tilla të jenë shkaku kryesor i shkarkimit të një trajneri. Duhet thënë se Berlusconi nuk ka qenë asnjëherë fans i skemave dhe i lojës së Mihajloviçit, pavarësisht deklaratave të besimit që bënte nëpër gazeta apo televizione.

A është zëvendësimi i tashmë ish-trajnerit me Brocchi-n një lëvizje e mirë?
Këtë nuk mund ta themi, ama situata kaotike në “Milanello” vazhdon ende ta mbajë Milanin larg ekipeve më të mira të Europës.

Komento