Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Befason Carlo Ancelotti: Mendoja se Leonardo ishte miku im, por…

Befason Carlo Ancelotti: Mendoja se Leonardo ishte miku im, por…
October 27
19:15 2016

Pas polemikave të lindura që nga momenti i publikimit të autobiografisë së Mauro Icardi-t, tashmë është momenti i trajnerit Carlo Ancelotti, i cili rrëfen për publikun disa detaje nga karriera e tij.

Krahas shumë triumfeve, kupave të fituara, nuk kanë munguar kurrsesi zhgënjimet, si ai prej brazilianit Leonardo, në kohën kur Ancelotti ishte te Paris Saint Germain.

“Përse t’i thuash një trajneri që mund të shkarkohet? Po nëse do të kisha fituar ndeshjen, çfarë do të ndodhte? Sigurisht që do të vazhdoja të qëndroja, por nuk do të ndihesha më rehat. Ne fituam 2 me 1 kundër Porto-s, nuk më pushuan por asgjë nuk ishte më si më parë”, – shkruan italiani në librin e titulluar “Lideri i heshtur”.

Më tej Ancelotti shton:

“Nuk ndjeva më mbështetjen e klubit e për këtë lajmërova Leonardo-n që do të largohesha në fund të sezonit. Ai ishte miku im ose të paktën kështu besoja e pavarësisht kësaj nuk më dha asnjë arsye të vërtetë se përse më kishin trajtuar në atë mënyrë”, – shkruhet në një tjetër paragraf të librit, që zbulon detaje që për pjesën më të madhe të tifozëve të futbollit ishin të panjohura deri në momentin e nxjerrjes në treg të autobiografisë së një prej trajnerëve më të mirë në botë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje