Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

BBC: Shqipëria mirëpret me festë heronjtë e EURO 2016

BBC: Shqipëria mirëpret me festë heronjtë e EURO 2016
June 24
12:55 2016

Një tapet i kuq, një autobus i hapur, çmime për lojtarët, 1 milion euro bonus për skuadrën dhe emrat e tyre të gdhendur në stadium, ju duken bukur apo jo? Këto janë disa prej privilegjeve që kanë fituar lojtarët e Kombëtares Shqiptare pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në Euro 2016.

Të gjitha këto në fakt janë të kuptueshme – Shqipëria mundi 1 me 0 Rumaninë dhe vetëm fati i la jashtë ndeshjeve të tjera të Kampionatit Europian.

Gjithashtu, trajneri Gianni de Biasi u shpreh: “Mendoj se bota e futbollit tani po na konsideron seriozisht. Nëse mrekullitë ndodhin vërtet, performanca jonë në Francë është vetëm pikënisja e një mrekullie të ardhshme. Unë do të punoj fort që ne ta arrijmë këtë mrekulli të futbollit…”

Ndërkohë që edhe Kryeministri Edi Rama është shprehur tejet i ngazëllyer kur ka thënë se emrat e lojtarëve që përfaqësuan Shqipërinë do të gdhenden në hyrje të stadiumit të ri kombëtar, për të cilin kanë nisur punimet.

Shperndaje