Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bastian Schweinsteiger largohet nga M. United? Milan e Inter ëndërrojnë…

Bastian Schweinsteiger largohet nga M. United? Milan e Inter ëndërrojnë…
August 01
15:50 2016

Bastian Schweinsteiger i cili sot feston ditëlindjen e tij të 32-të, po mendon të nisë një aventurë të re në karrierë.

Pas disa muajve intensivë, mes zhgënjimit të eliminimit nga Euro 2016, martesës me partneren e tij Ana Ivanovic dhe vendimit për të hequr dorë nga Kombëtarja Gjermane, Schwein-it i duhet të hedhë hapa konkretë për sezonin e ri.

Mesa duket, ardhja e trajnerit të ri Jose Mourinho te “Djajtë e Kuq” dhe blerja thuajse e kryer e francezit Paul Pogba do ta detyrojnë atë të shohë mundësitë përreth.

Sipas “Manchester Evening News”, për gjermanin janë të interesuar Milan e Inter. Një operacion shumë i vështirë ky duke qenë se paga prej 10 milionë eurosh bruto është thaujse e pamundur për t’u ofruar nga 2 milanezët, ende në krizë.

E vetmja shpresë e momentit për Milan e Inter është vullneti i Bastian për të sakrifikuar pjesë nga paga e tij, për të nisur një eksperiencë e re në Itali. /Blitz.al/

Komento