Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkim Fino i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, arsyeja përzgjedhja e Armand Dukës si president i FSHF-së

Bashkim Fino i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, arsyeja përzgjedhja e Armand Dukës si president i FSHF-së
March 12
19:49 2018

Zgjedhjet e zhvilluara pak javë më parë për Presidentin e Federatës së Futbollit janë mbyllur me fitoren Armand Dukës i cili mori mandatin e tij të pestë në krye të FSHF-së.

Por në përfundim të votimeve Bashkim Fino, kandidati përballë Dukës që nuk arriti të siguronte dot fitoren deklaroi se nuk njihte rezultatin dhe do ndiqte procesin gjyqësor.

Burime për Blitz.al kanë treguar se  Bashkim Fino i është drejtuar  KAS-it (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) që është edhe organi më i lartë vendimmarrës sa u përket çështjeve të drejtësisë sportive. Fino duket se ka vendosur të ndjekë hapa të mëtejshme për të kundërshtuar zgjedhjet e bëra në datën 7 shkurt për kreun e FSHF-së./Blitz.al/

Komento
Shperndaje