Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Barcelona – Neymar firmos kontratën e re. Do të paguhet më shumë se Messi?

Barcelona – Neymar firmos kontratën e re. Do të paguhet më shumë se Messi?
October 18
09:40 2016

Marrëveshja është arritur prej muajsh tashmë, por firma e Neymar në kontratën e re me Barcelonën do të hidhet ditën e premte.

Ende nuk ka shifra zyrtare rreth kontratës së re, ama sipas mediave spanjolle braziliani mund të arrijë të fitojë deri në 25 milionë euro në vit, 3 milionë më shumë se Messi, të paktën deri në rinovimin e argjentinasit.

Klauzola e marrëveshjes kap shifrën e 200 milionë eurove në vitin e parë, 222 në të dytin dhe 250 në të tretin, duke ia bërë thuajse të pamundur çdo ekipi tjetër tentativën për të marrë sulmuesin brazilian.

Paga fikse e sulmuesit do të jetë 15 milionë euro, plus 10 të tjera në rast të arritjes së objektivave të skuadrës apo të atyre individuale, që nuk janë aspak të vështirë për t’u arritur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje