Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Barcelona: Mascherano dhe Dani Aves, jashtë fotove të fanellave të reja

Barcelona: Mascherano dhe Dani Aves, jashtë fotove të fanellave të reja
May 28
13:24 2016

Zërat për transferimet e mundshme të Javier Mascherano dhe Dani Alves te Juventusi i kanë bërë gazetarët e “Gazzetta dello Sport” të kërkojnë të vërtetojnë dyshimet e tyre.

Sigurisht që gjithçka mund të jetë një rastësi, ama sipas raportimeve të gazetës, në fotot e uniformave të reja të skuadrës së Barcelonës që po qarkullojnë këto ditë, as Mascherano e as Dani Alves nuk janë prezentë.

Nëse një ekip ka qëllim të lërë të lirë një futbollist, është e drejtë ta përjashtojë atë nga çdo fushatë promocionale e skuadrës për vitin e ardhshëm.

Një shembull i fundit që mund ta hedhë poshtë teorinë e mësipërme është ajo që ndodhi me ekipin e Milanit në vitin 2012, kur pavarësisht se Thiago Silva dhe Zlatan Ibrahimoviç u shfaqën në imazhin zyrtar të ekipit për sezonin pasardhës, u larguan nga ekipi pak ditë më pas, duke shkaktuar kështu revoltimin e tifozerisë.