Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Barcelona bie në “Camp Nou” nga Valencia

Barcelona bie në “Camp Nou” nga Valencia
April 17
23:00 2016

Skuadra e Barcelonës mund të quhet zyrtarisht në krizë. Pas humbjes me Realin e Madridit në “El Clasico” pasoi humbja me Real Sociedad dhe sot pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat me Valencian në shtëpinë e saj, “Camp Nou”. Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona barazohet me pikë me Atleticon e Madridit, që fitoi ndeshjen e sotme 3-0 me Granadën, ndërsa shkon vetëm një pikë para Real Madridit, i cili gjithashtu fitoi 1-5 në fushën e Getafes. Barcelona, një skuadër që deri përpara këtyre ndeshjeve dhuronte vetëm spektakël, duke i fituar ndeshjet me goleadë, vazhdon në rënie të lirë duke rrezikuar seriozisht kampionatin, që javë më përpara dukej se e kishte të sigurt.

Komento
Shperndaje