Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Banderola raciste kundër shqiptarëve, Euroliga nis hetim ndërkombëtar për serbët!

Banderola raciste kundër shqiptarëve, Euroliga nis hetim ndërkombëtar për serbët!
February 01
18:42 2018

 

Të premten në mbrëmje, në ndeshjen Crvena Zvezda kundër Olimpiakos, e vlefshme për Euroligë, tifozët ultras serbë shpalosën (sërish) një banderolë raciste ku thuhej: “Shqiptarët, kroatët, boshnjakët nuk janë vëllezërit tanë!”

Ky reagim i tifozëve serbë erdhi si pasojë e pjesëmarrjes së basketbollistit me origjinë shqiptare, Alen Omiç në skuadrën serbe.

Paçka se një pjesë e tifozëeve serbë dolën kundër këtij akti dhe madje, pati nga ata që e kundërshtuan, Euroliga e Basketbollit ka nisur një hetim disiplinor ndaj skuadrës serbe për racizëm dhe homofobi.

Për këtë ka reaguar edhe vetë Omiç, i cili në një postim në Instagram shkruan: “Kushdo që luan me Crvena Zvezdan dhe tifozët e saj janë vëllezërit e mi përgjithmonë.”. /Blitz.al/

Shperndaje