Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autoritetet braziliane demaskojnë notarët amerikanë në “Rio 2016”: “Sajuan historinë e grabitjes”

Autoritetet braziliane demaskojnë notarët amerikanë në “Rio 2016”: “Sajuan historinë e grabitjes”
August 18
20:11 2016

Pak ditë më parë, notarët e skuadrës amerikane në “Rio 2016” deklaruan se ishin grabitur në një karburant në Rio De Janeiro nga një person i panjohur me armë. Kjo shkaktoi pakënaqësi te përfaqësuesja amerikane, e cila u ankua deri te Komiteti Olimpik.

Por autoritetet braziliane kanë zbuluar ditën e sotme se historia e grabitjes është një trillim i notarëve Jack Conger, Gunnar Bentz dhe Jimmy Feigen.

Ja si qëndron e vërteta, sipas policisë braziliane:

“Notarët olimpikë kanë ndaluar në karburantin “Barra da Tijuca”, në periferi të Rio-s dhe kanë provuar të përdorin tualetin e jashtëm të tij. Por dera ka qenë e mbyllur dhe nuk është hapur me provën e parë. Më pas, notarët kanë provuar ta hapnin së bashku dhe si përfundim kanë prishur derën. Menjëherë në ambientet e tualetit ka mbërritur menaxheri i karburantit, i cili më pas ka thirrur policinë. Atletët kanë paguar një shumë parash për derën e prishur e më pas janë larguar. Dhe për të mbuluar incidentin, notarët përfaqësues të SHBA-së kanë krijuar historinë sikur janë grabitur për të mbuluar prishjen e derës”.

Ajo që mbështet më shumë versionin e autoriteteve është se notarët nuk u kishin thënë asgjë drejtuesve olimpikë amerikanë, me pretekstin se kishin frikë se mos hynin në telashe.

Komento
Etiketimet
Shperndaje