Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atletet e Amerikës thyejnë rekord. Këtë gjë nuk e kishte arritur askush më parë

Atletet e Amerikës thyejnë rekord. Këtë gjë nuk e kishte arritur askush më parë
August 18
10:54 2016

Atletet amerikane Brianna Rollins, Nia Ali dhe Kristi Castlin kanë marrë 3 medaljet në vrapimin 100 metra me pengesa. Një gjë që nuk është arritur nga asnjë vend më parë.

Rollins ka dalë e para në një kohë prej 12.48 sekonda dhe ka  marrë medaljen e artë.

“Zoti më ka udhëzuar gjatë të gjitha raundeve dhe prania e tij është këtu me mua. Jam shumë e gëzuar dhe ne jemi të bekuar që jemi këtu”,- ka thënë ajo.

Ali ka marrë medaljen e argjendtë me kohën 12.59 sekonda dhe Castlin ka marrë medaljen e bronztë me kohën 12.61 sekonda. Castlin ka qenë vetëm  02 sekonda përpara Cindy Ofili nga Britania. Rollins ka zënë vendin e parë me një raund dhe në gjysmëfinale. Ali ka fituar duke kaluar 2 herë 60 pengesa.

“Unë jam e lumtur që gara ime përfundoi kështu. Kjo ishte për të gjithë periudhën e vështirë që kaluam dhe e morëm veten prapë. Ari, argjendi dhe bronzi. Ne e bëmë punën tonë”,- ka thënë Kristi Castlin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje