Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

As një si Gianluigi Buffon nuk falet! Përjashtohet nga tri ndeshjet e radhës në “Champions League”…

As një si Gianluigi Buffon nuk falet! Përjashtohet nga tri ndeshjet e radhës në “Champions League”…
June 05
15:11 2018

Tifozët e portierit italian shpresonin shumë që pas sfidës “fatkeqe” ndaj Realit të Madridit në Champions League, disiplina të mbyllte një sy ndaj protestave dhe fjalëve të Buffon ndaj arbitrit, në mënyrë që të mos e dënte, por jo…

Për fat të keq, Gianluigi Buffon-it  i është ndaluar të luajë në tre ndeshjet e ardhshme në kompeticionin e rëndësishëm europian.

Ky ndëshkim ka ardhur pas sjelljes së tij aspak të përshtatshme dhe fjalët e përdorura kundër arbitrit gjatë ndeshjes çerekfinale të Champions League mes Juventusit dhe Real Madridit.

Arbitri Michael Oliver e ka dënuar me një karton të kuq e sikur të mos mjaftonte kjo, Buffon nuk do të luajë në 3 ndeshjet e tij pasuese.

Tani që ai u largua nga ekipi i Juventusit nuk dihet se në cilin ekip do të shkojë Buffon, por çdo skuadër që do arrijë ta bëjë pjesë të saj duhet të marrë parasysh edhe dënimin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje