Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arturo Vidal paralajmëron skuadrën: Kujdes! Atletico Madrid si Juventusi

Arturo Vidal paralajmëron skuadrën: Kujdes! Atletico Madrid si Juventusi
April 20
19:15 2016

Njëra prej dy përballjeve të fazës gjysmëfinale në Champions League do të jetë Bayern Munchen – Atletico Madrid.
Teksa ekipi gjerman shihet si favorit, ekspertë të futbollit deklarojnë se mposhtja e një grupi si i madrilenëve do të jetë tepër e vështirë.

Për këtë ka folur edhe kiliani Arturo Vidal, i cili në faqen zyrtare të UEFA-s ka deklaruar:
“Juventusi, i cili është i ngjashëm me Atletico Madrid, na ka vënë shumë në vështirësi, ama këtë herë nuk mund të bëjmë gabime. Duhet të bëjmë diferencën”.

Ndërkohë, për lojtarët e drejtuar nga Diego Simeone shton:
“Janë një grup luftarak, kurajoz dhe japin shpirtin në fushë. Do të jetë ndeshje e komplikuar, por ne i kemi të gjitha mundësitë për të kaluar turnin.
Është ekipi më “i keq” që mund të na qëllonte në gjysmëfinale. Arritën të mundnin Barcelonën, duke treguar se janë të fortë, mbi të gjitha nga ana fizike. Simeone është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë dhe po e tregon më së miri këtë gjë”.

Në fakt, duket se “arma” madrilene, së cilës Pep Guardiola duhet t’i ruhet më shumë është pikërisht kundërsulmi dhe reagimet e shpejta të lojtarëve të Simeones.

Komento