Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsene Wenger: Xhaka, një lider. Më ngjason me Emmanuel Petit

Arsene Wenger: Xhaka, një lider. Më ngjason me Emmanuel Petit
August 29
13:05 2016

Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ka vlerësuar cilësitë e futbollistit shqiptar Granit Xhaka pas fitores së ekipit në Vicarage Road ditën e shtunë. Mesfushori zviceran është vetëm 23 vjeç dhe ka arritur të përmendet si një fenomen me cilësi lidershipi. Trajneri i ekipit të tij e ka krahasuar me Emmanuel Petit. Sipas trajnerit, prezenca e Xhakës i jep ekipit një lavdi që nuk e ka pasur që nga koha e Petit. Wenger e ka gjurmuar Xhakën që para se ai të nënshkruante  për Borussia Moenchengladbach para zhvillimit të Euro 2016.

“Loja jonë konsiston në pasime të shkurtra, kështu që një lojtar i tillë që bën pasime të gjata ndonjëherë të jep më shumë mundësi  dhe hapësirë për të marrë frymë. Ai ka eksperiencë pasi ka qenë kapiten që në moshë të vogël te Monchengladbach, pra ka cilësitë e një lideri. Xhaka ka staturë dhe balancë të mirë për lojën, luan mirë me gjuajtjet, pasimet e shkurtra dhe të gjata”,- është shprehur trajneri i Arsenalit.

“Ky sezon i Premier League është i fortë. Na duhet të fokusohemi në performancën dhe përmirësimin e saj. Është pak herët për të folur se si do të ecin gjërat, por ekipi përbëhet nga futbollistë cilësorë”,- ka shtuar ai./Blitz.al/

Shperndaje