Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsenal ka gati ofertën për M’Baye Niang, por…

Arsenal ka gati ofertën për M’Baye Niang, por…
October 20
19:35 2016

Anglezët e Arsenal janë duke planifikuar lëvizjet për të arritur te sulmuesi francez i Milan-it, M’Baye Niang.

Sipas asaj që raporton “CalcioMercatoWeb”, drejtuesit e skuadrës që kryeson Premier League-n së bashku me Manchester City-n, dëshirojnë ta marrin 21-vjeçarin në “Emirates Stadium” që në muajin janar, edhe pse kuqezinjtë e Milan-it nuk dëshirojnë të bisedojnë për Niang para merkatos së verës.

Sulmuesi, për momentin, vlerësohet rreth 35 milionë euro, shifër që nuk duket problem për Arsenal.

Gjithsesi, një lëvizje e tillë duket e vështirë, bazuar në fjalët e sulmuesit të thëna në një intervistë ditën e djeshme, ku shprehet se ëndërron që një ditë të jetë ai kapiten i Milan-it! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje