Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arroganti vs i thjeshti

Arroganti vs i thjeshti
November 22
14:41 2016

Bota e futbollit na ka servirur shpesh modele nga më të ndryshmet që ndiqen nga të rinjtë.

Futbollistë si Cristiano Ronaldo, Messi, Ronaldinho, Icardi, Higuain, Ibrahimovic, Rooney etj. kanë ndikim të jashtëzakonshëm tek ata që i ndjekin në mënyra të ndryshme, duke nisur që nga loja e tyre në fushë e deri te sjellja si brenda fushe, ashtu edhe jashtë saj.

Disa prej tyre dallohen për arrogancë, si Ibrahimovic, Balotelli, Cassano, Suarez, Joy Barton, Gatusso etj.

Ndërkohë që janë disa të tjerë futbollistë model si brenda ashtu edhe jashtë fushe, si Berbatov (tashmë nuk luan), Zanetti, Del Piero, Raul, Klose etj.

Dje Ibrahimovic ka fituar çmimin si lojtari më i mirë suedez për të dhjetin vit radhazi dhe është bërë me dije se do të ndërtohet një statujë në nder të tij në mes të Stokholmit. “Kur unë të vdes, statuja ime do të jetojë”,- tha Ibra pas çmimit.

Në vitin 2010, kur Berbatov fitoi për të shtatin vit radhazi çmimin si lojtari më i mirë bullgar, u shpreh: “Ky është viti i fundit që e pranoj këtë trofe. Vitin tjetër ai u takon lojtarëve të tjerë bullgarë, sepse nuk jam vetëm unë”.

Dy lojtarë të ndryshëm, dy filozofi sjelljeje e modele krejt të ndryshme.

Njëri arrogant, tjetri i thjeshtë. /Blitz.al/

zlatan

Komento
Shperndaje