Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet babai i Lionel Messit, zbulohet arsyeja

Arrestohet babai i Lionel Messit, zbulohet arsyeja
April 05
09:23 2019

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar nga policia e Rosarios në Argjentinë, Jorge Messi, babai i Lionel Messit.

Shkak për arrestimin e të atit të yllit të Barcelonës është bërë një aksident në qytetin Santa Fe në Rosario.

Jorge Messi ka goditur me makinën e tij një motoçiklist dhe është dërguar në paraburgim në një stacion policor në Rosario, ndërsa motoçiklisti është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë dhe për të matur shkallën e dëmtimeve.

Në stacionin policor Jorge Messit do t’i bëhen edhe testet e frymëmarrjes, për të matur dozën e alkoolit në trupin e tij./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje