Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armando Sadiku shtrohet në spital, pritet ti nënshtrohet një operacioni

Armando Sadiku shtrohet në spital, pritet ti nënshtrohet një operacioni
August 07
08:34 2018

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes së fundit në Levante.  Menjëherë pas saj ai është shtruar me urgjencë në spital, ku ka rezultuar se ka këputur ligamentet e gjurit të majtë.

Pas kësaj, Sadiku duhet ti nënshtrohet një operacioni, lajmin e kanë dhënë vetë drejtuesit e klubit nëpërmjet një njoftimi, në të cilin shkruhet:

“Testet mjekësore të zhvilluar gjatë ditës së sotme për Armando Sadikun konfirmojnë se sulmuesi shqiptar ka pësuar këputjen e ligamenteve të gjurit të majtë. Futbollisti do të operohet sot pasdite. Ai doli i dëmtuar në pjesën e dytë të ndeshjes së të shtunës përballë Herenven. Parashikohet një fazë riaftësimi prej 6 muajsh”.

Epo, nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë sulmuesit shërim të shpejtë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje