Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armando Duka për Gianni De Biasin: Është profesionist, tashmë jam 100% i bindur! Do vazhdojë të qëndrojë

Armando Duka për Gianni De Biasin: Është profesionist, tashmë jam 100% i bindur! Do vazhdojë të qëndrojë
June 28
23:21 2016

Pak ditë pas kthimit të Kombëtares në Shqipëri, i ftuar në “Opinion”, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka folur për emcionet e “Euro 2016”, lojtarët dhe raportin me trajnerin De Biasin apo kapitenin Lorik Cana.

I pyetur për raportin me trajnerin e kuqezinjëve, Presidenti Duka u shpreh: “De Biasi është profesionist. Përpara zhvillimit të Europianit nuk isha plotësisht i bindur, por tani jam 100% I bindur. Unë nuk kam parë një trajner të qajë kur u komunikon lojtarëve largimin e tyre, si në rastin e përjashtimit të katër djemve.” Sa për qëndrimin e trajnerit Italian në Kombëtaren Shqiptare, Presidenti i FSHF-së bëri me dije se Gianni De Biasi do vazhdojë të qëndrojë deri në 2017-ën në përfundim të eliminatoreve. Por nëse Shqipëria kualifikohet në Kampinatin Botëror, kontrata rinovohet automatikisht.

Armando Duka vlerësoi lojën gjatë tre përballjeve dhe tifozërinë impresionuese, që sipas tij impresionoi botën pasi tifozët shqiptarë janë racë e bukur. Sa për reagimin e Taulant Xhakës për largimin e tij nga fusha gjatë përballjes me Zvicrën, Duka tha se ai ishte një reagim normal për shkak se Xhaka kishte një ngarkesë emocionale më të madhe se lojtarët e tjerë.

Komento