Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Antonio Conte, zyrtarisht trajner i Chelsea-t sezonin e ardhshëm (foto)

Antonio Conte, zyrtarisht trajner i Chelsea-t sezonin e ardhshëm (foto)
April 04
19:37 2016

Trajneri aktual i Kombëtares Italiane Antonio Conte ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me blutë e Londrës. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës menjëherë pas Euro 2016. Këto kanë qenë fjalët e para të 46-vjeçarit pas firmosjes së kontratës:

“Ndihem shumë i lumtur që do të jem trajner i Chelsea-t sezonin e ardhshëm. Chelsea dhe futbolli anglez kanë një shikueshmëri shumë të lartë, tifozët janë shumë pasionantë dhe ambicia ime është të kem sa më shumë sukses. Jam i lumtur që ne bëmë zyrtarizimin duke i dhënë fund çdo spekulimi. Do të vazhdoj të jem i fokusuar në punën time me Kombëtaren Italiane, kështu që do të jem i rezervuar të flas për Chelsea-n përpara Europianit”.

Komento
Shperndaje