Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Antonio Conte “pushton” shtypin anglez

Antonio Conte “pushton” shtypin anglez
August 16
15:41 2016

Fitorja e parë zyrtare në stolin e ekipit të Chelsea-t e ka lumturuar shumë  trajnerin Antonio Conte, i cili ka pushtuar shumicën e faqeve të para të gazetave.

“Festimi për golin? Kështu jam unë, shumë pasionant!” – është shprehur italiani pas ndeshjes me West Ham, duke u rrëfyer për vrapimin e shfrenuar për të festuar për golin e Diego Costa-s.

“Antonio i zjarrtë” e quan  “The Sun”.

Ndërkohë që për “Mirror”, “Sky Sport” do t’i dedikojë shumë shpejt një kamera të posaçme për ta ndjekur në çdo lëvizje.

“The Guardian” shkruan se Conte kërkon të “shpikë”, nëpërmjet gjesteve të pazakonta, gëzimeve të çmendura, ndërkohë që bërtet e flet “fjalë të pista” në italisht.

Ndërkohë, “The Telegraph” përgëzon lojën e ish-trajnerit të Kombëtares Italiane, duke vënë në pah mentalitetin sulmues, si dhe rigjenerimin e sulmuesit Diego Costa. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje