Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Antonio Conte në telashe! Prokuroria e rikthen në “vallen” e trukimeve!

Antonio Conte në telashe! Prokuroria e rikthen në “vallen” e trukimeve!
July 06
18:32 2016

Prokuroria e Përgjithshme e Brescia-s ka apeluar vendimin për lirimin e Antonio Conte-s, të dhënë 16 majin e kaluar në procesin e përshpejtuar, nga gjyqtari i seancës paraprake të Gjykatës së Cremona-s.

Trajneri i ri i Chelsea, i hetuar për periudhën kur ishte në krye të ekipit të Siena-s, u lirua nga Gjykata e Cremona-s nga Pierpaolo Beluzzi, në përfundim të procesit të përshpejtuar rreth trukimit të ndeshjeve, ku ai doli i pafajshëm.

Bashkë me Conte-n ishte liruar me një formulë të dyshimtë edhe zëvendësi i tij atëherë, Angelo Alessio. Të dy ishin akuzuar për mashtrim sportiv për një takim gjatë kohës që ishin në krye të ekipit toskan.

Fillimisht për trajnerin Conte, prokurori Di Martino kërkoi 6 muaj burg, me kusht. Telashi lidhej drejtpërdrejt me faktin e të qenit në dijeni të manipulimit të rezultatit të ndeshjes Albinoleffe-Siena të vitit 2011.

Mesa duket, pas eliminimit nga Euro 2016, Antonio Conte-s do t’i duhet të vuajë sërish…

Etiketimet
Shperndaje