Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Antonio Conte është larg marrëveshjes me Real Madrid, për shkak të dy kërkesave të padiskutueshme

Antonio Conte është larg marrëveshjes me Real Madrid, për shkak të dy kërkesave të padiskutueshme
November 04
16:45 2018

Ka qenë një sezon i tmerrshëm për kampionen e Europës, Real Madrid. Trajneri Julian Lopetegui i cili la kombëtaren spanjolle për t’ju bashkuar “klubit Merenges”, tashmë është larguar nga detyra për shkak të rezultateve të dobta në këto javë të para. Sikur mos mjaftonte vendi i 8-të në kampionat dhe kriza në sulm, Real humbi dhe derbin me Barcelonën 5-1, duke  e bërë gati një mission të pamundur shpëtimin e këtij sezoni.

Edhe njeriu i cili mendohej nga tifozët e skuadrës si trajneri perfekt për ti nxjerrë nga kriza, Antonio Conte, pavarësisht kontakeve me bordin e klubit nga Madridi, duket se është larg arritjes së një marrveshje me ta. Pavarësisht se trajneri i përkohshëm, Santiago Solari, ka fituar dy ndeshjet e fundit në kupë dhe kampionat, dëshira e gjithkujt tek Real është afrimi i ish trajnerit të Chelsea në krye të pankinës.

Por dy kërkesat e padiskutueshme që trajneri italian i ka bërë presidentit Perez dhe stafit të Real duket se do jenë pengesa midis atij dhe postit drejtues. Ai ka kërkuar që në merkaton e janarit, Real të nënshkruajë me një mbrojtës qendre dhe një sulmues. Më specifikisht ai do në skuadër Nicolas Otamendi-n dhe Mauro Icardi-n. Gjithashtu ai do që të ketë fuqi absolute në meraton e skuadrës, pra që afrimet dhe largimet nga ekipi të jenë tërësisht në dorën e tij dhe kjo gjë bie ndesh me filozofinë e Real Madrid.

Prej vitesh, çdo gjë në këtë ekip, sidomos transfertat bëhen me pëlqimin e presidentit Fiorentino Perez dhe kjo gjë duket se nuk do të ndryshojë. Ndërkohë ata janë kundra dhe me firmosjen e një mbrojtësi 30 vjeçar si Otamendi sepse po kërkojnë të sjellin në ekip lojtarë më të rinj në moshë.  Ndrësa për një ofertë për Icardin zor se mund të bëhet në janar sepse kushton shumë.

Për këto arsye, por edhe për shkak se Conte do një kontratë me pagesë mbi 10 milionë euro në sezon, duket se ai nuk do të jetë trajneri i ri i Real Madrid dhe ekipi për momentin do i besohet teknikut të emergjencës, Solarit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje