Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anthony Martial nostalgjik, këpucë si të “Fenomenit”

Anthony Martial nostalgjik, këpucë si të “Fenomenit”
May 16
20:59 2016

Në vitin 1998, Anthony Martial sapo kishte mbushur 3 vjeç e me siguri sot nuk mund ta kujtojë triumfin e Francës ndaj Brazilit në Kampionatin Botëror apo Ronaldon. Thënë këto, sigurisht që nuk mund t’i kujtohen as këpucët që “Fenomeni” mbante veshur në atë kompeticion.

Gjithsesi, kjo gjë nuk e ka ndaluar futbollistin e Manchester United për të treguar disa momente nostalgjie e t’i kërkojë kompanisë “Nike” një palë këpucë të ngjashme me ato që Ronaldo i ka veshur në “Francë ‘98”.

Martial ua ka treguar me krenari ndjekësve të tij në Twitter, duke postuar foto me modelin e ri më modern, por që ka të njëjtin dizajn.

Me ato këpucë në këmbë, “Fenomeni” shënoi 4 gola duke e çuar Brazilin në finale, të cilën e humbi përballë Francës.
Me shumë gjasa Martial dëshiron të bëjë të njëjtën gjë në Kampionatin Europian të muajit që vjen e pse jo të dalë fitimtar me kombëtaren e tij.

RoniOk

Komento