Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anna dhe Lisa Hahner, binjaket që irrituan zyrtarët e “Rio 2016”

Anna dhe Lisa Hahner, binjaket që irrituan zyrtarët e “Rio 2016”
August 19
20:27 2016

Ju prezantojmë me Anna dhe Lisa Hahner, dy binjake përfaqësuese të Gjermanisë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Motrat Hahner kanë arritur të kualifikohen për në maratonën finale nën flamurin gjerman dhe të dielën u renditën respektivisht në vendet 81 dhe 82.

Ajo që ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale dhe tek autoritetet gjermane ka qenë fakti se vajzat e kanë kaluar vijën e finishit kapur prej dore.

Kjo, sipas autoriteteve gjermane, është hedhje balte ndaj përfaqësuesve të tjerë të Gjermanisë në këto lojëra.

“Dukej sikur ato po mbaronin një garë për qejf dhe jo një maratonë olimpike”, – u shpreh për BBC-në njëri nga drejtuesit e Federatës Gjermane të Atletikës.

Nga ana tjetër, disa prej shikuesve dhe ndjekësve të motrave në rrjetet sociale i  kanë përkrahur për gjestin e tyre.

Dikush shkruan: “Qesharake! Nëse vrapon përkrah atletëve më të mëdhenj në botë në maratonën olimpike mund të bësh çfarë të duash në vijën e finishit”.

Paçka se Federata Gjermane ka dalë në deklaratë për mediat, nuk dihet akoma nëse drejtuesit do të marrin masa penalizuese për dy motrat. /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje