Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Allegri buzëqesh, e pret një kontratë rekord!

Allegri buzëqesh, e pret një kontratë rekord!
April 01
09:53 2016

Me arritjen e 100 ndeshjeve në stolin e Juventusit, trajneri Massimiliano Allegri arrin një tjetër objektiv: rinovimin e kontratës deri në vitin 2018, me një rritje të konsiderueshme të pagës.

Allegri do të përfitojë plot 5 milionë euro në sezon, 1,5 më shumë se ç’ka marrë deri sot dhe ajo që vlen për t’u përmendur, po aq më shumë sesa paga më e lartë në klubin torinez, e dhënë për trajnerët. Kështu, sapo kontrata e re të firmoset, trajneri Allegri do të bëhet më i paguari në historinë e shoqërisë bardhezi. Ky lajm është i habitshëm, kur mendon që paraardhësit e tij kanë qenë emra të mëdhenj të futbollit, si Marcello Lippi, Fabio Capello, Antonio Conte etj.
Në qoftë se kontrata e re firmoset, Allegri gjithashtu do të bëhet edhe trajneri më i paguar në Serinë A italiane.

Kujtojmë se Massimiliano Allegri, që kur ka marrë drejtimin e Juventusit, ka arritur të fitojë 1 herë kampionatin italian, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, pa lënë mënjanë arritjen e finales së Champions League-s, pas shumë viteve mungesë.
Këto arritje mund të pasurohen me rezultatet e sezonit aktual, ku Juventusi kryeson klasifikimin në Seria A dhe do të përballet me Milanin në finale e Kupës së Italisë.