Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alibaba apo Whampoa? Kinezët “pushtojnë” Milanin

Alibaba apo Whampoa? Kinezët “pushtojnë” Milanin
April 27
18:54 2016

Sipas informacioneve të fundit, sipërmarrësi kinez Jack Ma ka ofruar 500 milionë euro për të blerë 70% të aksioneve të Milanit, me qëllim marrjen e të gjithë klubit pas një viti.

Krijuesi i kompanisë “Alibaba” dhe bashkëpronari i ekipit “Guangzhou Evergrande” pret që deri në fund të kësaj jave të marrë lejen nga Silvio Berlusconi për ta zyrtarizuar ofertën e tij.

“La Repubblica” raporton se Berlusconi është ende i pavendosur rreth formulës së lëshimit të aksioneve të Milanit të tij: 70% të kuotave menjëherë dhe 30 të tjerat në fund të vitit.
Përflitet se në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe trajneri Marcello Lippi, të cilit do t’i ofrohet roli i drejtorit teknik të kuqezinjve.

Ajo që në fakt e vë në dyshim “fitoren” e Jack Ma  është lajmi për prezencën e një tjetër kinezi afër zyrave të Milanit. Li Ka Shing, pronari i grupit të telekomunikacionit “Hutchinson Whampoa” mund të jetë i interesuar të marrë drejtimin e skuadrës së Milanos. Ai do të marrë pjesë ditën e nesërme në asamblenë e ortakëve. Çfarë do të ndodhë?

Shperndaje