Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alban Bushi i del në mbrojtje Panuçit: “Nuk ishte faji i trajnerit për humbjen ndaj Kosovës! Faji ishte i mbrojtësve!”

Alban Bushi i del në mbrojtje Panuçit: “Nuk ishte faji i trajnerit për humbjen ndaj Kosovës! Faji ishte i mbrojtësve!”
June 04
20:41 2018

Pas humbjes së skuadrës kombëtare së Shqipërisë ndaj asaj së Kosovës, në rrjet vërshuan një sërë komentesh negative ndaj trajnerit Panuçi.

Në mbrojtje të trajnerit Italian ka dalë për herë të parë trajneri i skaudrës U-21, Alban Bushi.

“Janë shumë lojtarë që kanë ardhur për herë të parë, si në ndeshjen me Bosnjen, edhe me Bjellorusinë. Janë ditëlindja 98-99, sepse në muajin mars të vitit tjetër, luajmë me këtë ditëlindje. Po fillojmë të ndërtojmë ekipin për sezonin 2019, sepse duke parë që dolëm jashtë objektivave me ditëlindjen 96-97, dhe gjysma e ekipit kaloi te ekipi A, dhe disa të tjerë të dëmtuar, menduam të thërrasim lojtarë të rinj.

Shqipëria është shumë keq, nuk ka nxjerrë mbrojtës fare. E kuptoj shumë mirë Panuçin. Edhe pse Shqipëria i ka lojtarët, por nëse nuk kanë minuta në këmbë, e kanë të vështirë të luajnë në nivele të larta. I kemi dhënë shumë rëndësi mbrojtëse këtë radhë. Herës tjetër do grumbullojmë mbrojtës të ditëlindjes 2000. Edhe pse janë 2-3 vjet më të vegjël, unë do i grumbulloj të luajnë me Shpresat, për t’i përgatitur për ekipin e parë, pasi aty kemi shumë probleme.

Më i rëndësishëm është testi i lojtarëve, pasi rezultati në këto miqësore nuk është se ka shumë vlerë. Por, gjithsesi, çdo trajner apo lojtar kur futet në një ndeshje duhet të futet për fitore”, – ka deklaruar Bushi për RTSH. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje