Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuza ndaj talentit Renato Sanches – A është vërtet 18 vjeç?

Akuza ndaj talentit Renato Sanches – A është vërtet 18 vjeç?
July 05
17:37 2016

Ai është një nga yjet e rinj të futbollit europian, e këtë gjë po e dëshmon më së miri në paraqitjet e tij në Euro 2016 me Kombëtaren Portugeze, ama është vënë menjëherë në qendër të polemikave.

Mesfushori Sanches, i cili së fundmi është blerë nga Bayern Munchen për shifrën e 35 milionë eurove plus 45 bonus, mund të mos jetë në të vërtet 18 vjeç, siç është deklaruar, por 24.

Ky në fakt është mendimi i Guy Roux – trajneri historik i Auxerre, i cili për “Dolce Sport” është shprehur:

“Ai thotë se është 18 vjeç, ama mendoj se duhet të hetojmë në të shkuarën e tij. Datëlindja e Sanches u deklarua vite pas daljes së tij, kështu që ajo që është regjistruar nuk është korrektja. Ju siguroj se është 23 ose 24 vjeç!”

Bazuar në çertifikatën e lindjes, Renato Sanches u lind më 18 gusht 1997 në Lisbonë, edhe pse origjinën e ka nga Kepi i Gjelbër.
Sipas gazetës ‘As’, Sanches u regjistrua në regjistrin civil të Lisbonës në moshën 5-vjeçare, për shkak të divorcit të prindërve.

Komento
Etiketimet
Shperndaje