Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akordi Conmebol-UEFA: Kili do të ndeshet me fituesen e Euro 2016

Akordi Conmebol-UEFA: Kili do të ndeshet me fituesen e Euro 2016
June 30
18:00 2016

Kili, i saposhpallur kampioni i Kupës së Amerikës në njëqindvjeçarin e saj, do të përballet me fituesin e Kampionatit Europian që po zhvillohet në Francë, për të nxjerrë kështu Kombëtaren kampione të vitit.

Iniciativa e marrë nga Conmebol, Federata Amerikanojugore e Futbollit ka marrë konfirmimin e UEFA-s. Këtë lajm e ka shpallur presidenti Alejandro Dominguez. Ajo që mbetet për t’u vendosur tashmë është data e ndeshjes.

Bëhet fjalë për një lloj Kupe Interkontinentale, por jo mes klubeve tashmë, por mes Kombëtareve.

“Morëm një përgjigje pozitive nga ana e UEFA-s për duelin mes kampionëve të Kupës së Amerikës dhe atyre të Euro 2016. Tani do të studiojmë një datë të mundshme për të zhvilluar ndeshjen!” – shprehet Dominguez.

Problem tjetër krahas datës është edhe vendi ku do të zhvillohet takimi, si dhe hezitimi i klubeve për të lënë të lirë lojtarët e tyre.

Etiketimet
Shperndaje