Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Agjenti i Marco Verratti-t: Pa të, Ligue 1 s’do ta ndiqte askush. Debati me Emery, një keqkuptim…

Agjenti i Marco Verratti-t: Pa të, Ligue 1 s’do ta ndiqte askush. Debati me Emery, një keqkuptim…
October 26
17:34 2016

Agjenti i mesfushorit Marco Verrati, Donato Di Campli ka folur për Premium Sport në lidhje me zënkën e lojtarit me trajnerin Unai Emery, duke i hedhur poshtë të gjitha supozimet.

Sipas tij, debati me Emery ka qenë një gjë shumë e vogël, e shkaktuar nga mungesa e komunikimit mes tij, mjekut dhe trajnerit.

“Për shkak të një goditjeje që kishte marrë në pulpë, mjeku i kërkoi trajnerit ta zëvendësonte Verratti-n, gjë që lojtari nuk e dëshironte. Këtu lindi keqkuptimi”, – shprehet agjenti.

Por sipas tij, problemi qëndron diku tjetër:

“Ato që na kanë shqetësuar më shumë kanë qenë reagimet e disa komentatorëve në radiot e televizionet franceze, jo ato të shoqërisë së Paris Saint Germain-it, e cila e ka vënë Verratti-n në qendër të projektit. Po të mos ishte ai dhe disa lojtarë të tjerë, kampionatin francez nuk do ta ndiqte askush!” – shton Di Campli, duke i dhënë një goditje Ligue 1.

Gjithashtu, ai është shprehur qartë se për momentin Milan dhe Juventus nuk kanë asnjë shans për ta marrë mesfushorin e Kombëtares Italiane, pasi Verrati dëshiron të fitojë trofeun e Champions League-s me PSG-në. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje