Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adriano Galliani: Unë në një rol tjetër? Duhet pak respekt për 30 vite karrierë…

Adriano Galliani: Unë në një rol tjetër? Duhet pak respekt për 30 vite karrierë…
October 30
19:29 2016

30 vite karrierë në majat e futbollit italian e botëror e për këtë Adriano Galliani nuk mund ta shohë dot veten në një rol tjetër te Milani, përveç atij të administratorit të deleguar.

Me ardhjen e drejtuesve të rinj kinezë përflitet prej kohësh për ndryshime të mëdha në shoqërinë kuqezi e për këtë Galliani ka dashur t’i bëjë gjërat të qarta.

“Nuk jam i gatshëm për asnjë rol tjetër. Pas 30 vitesh karrierë mund të qëndroj vetëm si administrator i deleguar. Duhet pak respekt për karrierën time”, – është shprehur Galliani për “Premium Sport” pak minuta para fillimit të ndeshjes Milan-Pescara, të cilën kuqezinjtë e fituan me rezultatin 1 me 0.

E pra, mesa duket ka ardhur momenti që rrugët e Galliani-t dhe Milan-it të tij të ndahen pas kaq shumë kohësh.

A do ta shohim atë në ndonjë skuadër tjetër? Kjo vështirë të mendohet, por një destinacion i radhës për Galliani-n mund të jetë Federata Italiane e Futbollit, së cilës i nevojitet një njeri që e njeh mirë këtë sport e aq më tepër futbollin italian, i cili vitet e fundit nuk po shkëlqen aspak. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje