Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Acarohet Novak Djokoviç, akuzon gjykatësit për parregullsi në lojë

Acarohet Novak Djokoviç, akuzon gjykatësit për parregullsi në lojë
May 16
11:49 2016

Tenisti i njohur serb Novak Djokoviç ka reaguar ashpër pas humbjes së tij në përballje me kundërshtarin Andy Murray. Pas humbjes së tretë brenda këtij viti, ai deklaroi se është ndier i frustruar nga kushtet e lojës së zhvilluar në Romë.

Në konferencën për shtyp pas zhvillimit të lojës, tenisti kritikoi arbitrin dhe u shpreh se orari ndeshjeve që përcaktohet paraprakisht shpeshherë është i disfavorshëm. Teksa ndihej i indinjuar për penalizimin, ai tha se gjatë zhvillimit të lojës mund të ketë ndodhur që dy a tri herë të ketë ndrydhur kyçin e këmbës.

Djokoviç mendon se duhet të rishihet planifikimi i axhendës së ndeshjeve. Për të dytën herë radhazi, atij iu desh që nga ndeshja e të shtunës në mbrëmje, të merrte pjesë në përballjen e së dielës me Andi Murray, duke mos i mbetur aspak kohë për t’u çlodhur.

“Orari i përcaktuar për zhvillimin e lojërave është qesharak nëse marrim parasysh që bëhet fjalë për një nivel tenisi profesional. Sugjeroj që të rishihet kjo pjesë. Shpresoj se deri në përfundim të turneut, situata do të ketë ndryshuar”,- tha ndër të tjera ai.

Komento
Etiketimet
Shperndaje