Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 vite burg për futbollistin Adam Johnson!

6 vite burg për futbollistin Adam Johnson!
March 24
18:49 2016

Futbollisti Adam Johnson është dënuar me 6 vite burg për ngacmim seksual ndaj një fanseje të tij të moshës 15-vjeçare!

Me sa është parë gjatë seancës në gjykatën “Bradford Crown”, ish-futbollisti i kombëtares angleze nuk ka shprehur asnjë emocion dhe e ka mbajtur kokën ulur pasi gjykatësi dha vendimin.

28-vjeçari u shpall fajtor për aktivitetin seksual të ushtruar me një adoleshente në vitin 2015, të cilën e ka puthur dhe e ka prekur në mënyrë jo të lejueshme.

Johnson, i cili do ta apelojë vendimin, ka pranuar edhe një tjetër rast të ngacmimit të një fëmije!

Qarkullojnë fjalë që hedhin dyshime edhe mbi zotërimin e videove ekstreme të pornografisë me kafshë, por për këtë policia i ka ndaluar hetimet.

Sipas gjykatësit të çështjes, ish-lojtari i Sunderland dhe i Manchester City ka përfituar nga fakti se adoleshentja ka qenë një adhuruese e tij si futbollist. Sipas gjykatësit, edhe pse e ka ditur se vajza nuk i kishte mbushur ende 16 vjeç, Johnson ka pasur qëllime seksuale ndaj saj. Për të vërtetuar këtë janë gjetur rreth 800 mesazhe mes tyre.

Pavarësisht këtyre, reagimi i parë i futbollistit ka qenë në kundërshtim të fakteve, duke e nxjerrë vajzën 15-vjeçare si shkaktare të situatës, gjë që i ka shkaktuar atij një dëm të madh psikologjik që nga periudha që u bë publike. Por, me sa duket, fjalët e tij nuk dhanë efektin që priste…

Komento
Shperndaje