Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 ndryshimet e rregullave që do të influencojnë futbollin duke filluar nga Kampionati Europian

5 ndryshimet e rregullave që do të influencojnë futbollin duke filluar nga Kampionati Europian
May 10
21:16 2016

Që nga fillimet e veta deri sot futbolli është shoqëruar nga padrejtësitë që ndodhin si shkak i gabimeve të arbitrimit.
Për këtë arsye, në prag të fillimit të Kampionatit Europian të Futbollit, i cili do të zhvillohet në Francë, është menduar i nevojshëm modifikimi i një sërë rregullash loje.
Ndryshimet do të shërbejnë për ta bërë lojën më të drejtë, më të thjeshtë e gjithashtu më të vështirë për “gënjeshtarët”, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga situata të veçanta për të ndikuar në rezultatin e ndeshjes.

Ja 5 nga rregullat që duke filluar nga 1 qershori e më pas do të ndryshojnë:

1) Kartoni i kuq para ndeshjes

Na vjen në kujtesë një ndeshje midis Manchester United dhe Arsenalit e vitit 2005, e përfunduar me rezultatin 4 me 2. Në tunelin ku rreshtohen futbollistët para fillimit të ndeshjes pati një përplasje mes Patrick Vieira dhe Roy Keane.

Nëse përplasja do të ndodhte sot, asnjëri prej dy lojtarëve nuk do të mund të futej në fushë për të nisur ndeshjen.

Bazuar në rregullat e reja, një futbollist mund të përjashtohet që nga momenti kur arbitri hyn në fushën e lojës për kontrollin e parë të fushës. Gjithsesi, kjo nuk do të çonte në fillimin e ndeshjes me një lojtar më pak, por të përjashtuarit mund të zëvendësohen me të tjerë.


2) Fillimi i ndeshjes

Ndryshe nga sa ka ndodhur deri sot, kur për fillimin e lojës vendosen 2 futbollistë në mes të fushës, prej të cilëve njëri duhet ta pasojë topin para për të nisur sfida, duke filluar nga 10 qershori i këtij viti, përballja Francë-Rumani, ndeshja mund të nisë edhe në qoftë se futbollisti e pason topin prapa.


3) Dënimi i trefishtë

Një nga momentet që shkakton vazhdimisht debat në futboll është ai i dënimit të trefishtë në rastet kur portieri apo një lojtar shkakton faull gjatë një mundësie shënimi.
11-metërsh, karton i kuq dhe në disa raste pezullim i mëvonshëm.

Duke filluar nga 1 qershori, kartoni i kuq do të shndërrohet në karton të verdhë nëse ndërhyrja bëhet me qëllim kapjen e topit. Nëse kemi të bëjmë me prekje të qëllimshme të topit me dorë apo ndërhyrje të dhunshme mbetet në fuqi kartoni i kuq.

4) 11-metërshat

Një ndër taktikat më të përdorura nga futbollistët për të goditur një 11-metërsh është ajo e mashtrimit të portierit me një lëvizje pak para prekjes së topit.
Tani jo më! Një lëvizje e tillë mashtruese do të ndëshkohet me karton të verdhë. Me këtë ndryshim shpresohet që edhe portierët të mos lëvizin jashtë vijës fatale, gjë që edhe ata do t’i ndëshkonte me karton.


5) Pushimet e shkurtra

Ky është një rregull i aplikuar disa herë në periudha të ndryshme të kampionateve të futbollit, por së shpejti do të aplikohet si një rregull fiks.

Pushimet e shkurtra që futbollistët të pinë ujë në rastet e motit të nxehtë në përballjet e kombëtareve apo në kampionatet europiane do të bëhen pjesë e të gjitha ndeshjeve.

Komento
Shperndaje